close

RUSI: PROTESTA KUNDËR KUFIZIMIT NË INTERNET

Mijëra vetë kanë protestuar në Rusi kundër planeve të qeverisë për kufizime në përdorimin e internetit. Një tubim gjigant u mbajt në Moskë e demonstrate të ngjashme u zhvilluan në dy qytete të tjera pas miratimit që Parlamenti i ka bërë projektligjit kontrovers.

Qeveria pretendon se nisma, e cila lejon izolimin e shërbimit rus të internetit nga pjesa tjetër e botës, do të përmirësojë sigurinë kibernetike.Aktivistët, e shohin thjesht si përpjekjen e radhës për të forcuar censurën e për t`i zënë frymën disidentëve. /Agjencitë/