close

RUSI: SHEMBET BLLOKU I NDËRTIMIT, 21 TË VDEKUR

Kërkimet nën rrënojat e godinës së shembur dy ditë më parë në jug-lindje të Rusisë e kanë çuar në 21 numrin e viktimave. Godina u shemb pjesërisht ditën e hënë, si pasojë e një shpërthimi të shkaktuar nga një rrjedhje gazi dhe 23 persona të tjerë konsiderohen ende të humbur.

Autoritetet ruse po vijojnë hetimet mbi ngjarjen, pasi dyshojnë se shpërthimi që shembi ndërtesën mund të ketë qenë i qëllimshëm. Ndërkohë, në orët e vona të së martës, 3 persona humbën jetën në të njëjtën rrugë ku ndodhet pallati i shembur, pasi një furgon u përfshi nga flakët. /Agjencitë/