close

RUSIA DHE UKRAINA PO SHKËMBEJNË TË BURGOSURIT

Një shkëmbim i të burgosurve po zhvillohet midis Rusisë dhe Ukrainës, sipas një deklarate nga zyra e presidentit të Ukrainës. Deklarata nuk bënte të ditur se cilët të burgosur po shkëmbehen, duke thënë vetëm se procesi ishte “në vazhdim”. Por, një prokuror ukrainas më herët tha se ata që janë liruar përfshijnë regjisorin Oleg Sentsov dhe 24 marinarë ukrainas që u arrestuan vitin e kaluar. /Agjencitë/