Rusia hedh poshtë mundësinë për bisedime për paqe

Kremlini i është përgjigjur deklaratëve të SHBA-së, duke thënë se nevojitet paqe afatgjatë dhe drejtësi, por nuk ka “nuk ka asnjë shans” për bisedime për momentin.

Ditën e djeshme, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken paralajmëroi se Rusia mund të jetë duke kërkuar një mënyrë për t’u tërhequr nga Ukraina pa negociuar një marrëveshje të qëndrueshme paqeje.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ai tha se Moska mund të rigrupohet dhe të sulmojë edhe një herë Ukrainën. Javën e kaluar, presidenti amerikan Joe Biden tha se do të ishte i hapur për bisedime me Vladimir Putin nëse udhëheqësi rus ishte i interesuar për t’i dhënë fund luftës.

Por u duk se bisedimet mes SHBA-së dhe Rusisë nuk do të ndodhin së shpejti, pasi të dyja palët nuk dukeshin të gatshme të tërhiqeshin nga kërkesat e tyre.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share