Kryeministri Zoran Zaev i pari më njoftoi se biznesmenë i janë ankuar se janë cak i zhvatjeve – ka theksuar shefja e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar Vilma Ruskovska.
“Kryeministri gojarisht na njoftoi mua dhe Prokurorin Publik të RMV-së, duke shprehur edhe gatishmëri të vijë e të dorëzojë kallëzim penal në procesverbal. Por, ne e këshilluam që dëshmitari të vijë në Prokurori dhe të denoncojë” – ka theksuar Ruskovska në një deklaratë për “Nezavisen Vesnik”
Ndërkohë siç merr vesh gazeta “Fokus” biznesmeni Orce Kamçev ndihmën e parë e ka kërkuar nga Kryeministri Zoran Zaev, respektivisht tek ai është ankuar se është cak i zhvatjeve, kurse më pas Kryeministri ka njoftuar Prokurorin Publik Republikan Lubomir Jovevski dhe Shefen e Prokurorisë për ndjekjen e krimit Vilma Ruskovskën.
Kryeministri Zaev dje në një konferencë shtypi njoftoi se tek ai janë drejtuar biznesmenë që nuk janë nga Shkupi duke u ankuar se janë cak i zhvatjeve. Duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve Kryeministri ka sqaruar se sikurse çdo qytetar, për këto shantazhe, edhe ai si Kryeministër e ka denoncuar rastin. /Klan Macedoni/