close

“SAGRADA FAMILIA” – SIMBOL I QYTETËRIMIT EVROPIAN

4.5 milionë turistë në vit e vizitojnë katedralen


Sagrada Familia sfidon kohën dhe historinë, një vepër kolektive, një teknikë dhe laborator bukurie, një simbol i një Evrope që ruhet me kujdes. Çdo qytet jeton me simbole që e bëjnë atë universal në sytë e njerëzve, pavarësisht nga raca, kultura dhe gjinia. Gazetarja Lindita Aliu na sjell një material të përgatitur për këtë simbol të qytetrimit evropian.

Sagrada Familia është mbi të gjitha një monument kolektiv i besimit të krishterë dhe çdo fragment i këtij objekti kompleks, është projektuar si një tregim në formë guri, i Shkrimeve të Shenjta, si dhe të gjitha shtyllave simbolike të kulturës së krishterë. Në përputhje me këtë mision, katedralja është një laborator i jashtëzakonshëm krijues, që ia dedikon suksesin e saj gjenialitetit të padiskutueshëm të Antonio Gaudi, babai i arkitekturës moderniste katalanase.

Është një vepër unike, ëndërr e një arkitekture që frymëzohet nga Natyra, pikërisht prej faktit se nuk ekzistojnë skicat finale të Gaudit, për ta përfunduar ndërtesën. Në atë fabrikë, Gaudi ka provuar forma dhe gjeometri që asnjë arkitekt modern nuk ka guxuar ndonjëherë të afrohet, i bindur se burimi i vetëm i frymëzimit për kolonat e mëdha, harqet, majat duhej të ishte vetëm Nëna Natyrë.

Që në vitin 1936, në fillim të Luftës Civile Spanjolle, një grup anarkistësh i vunë zjarrin pjesës së nëndheshme, por e kursyen kishën si vepër arti. Sagrada Familia sfidon kohën dhe historinë, një vepër kolektive, një teknikë dhe laborator bukurie, një simbol i një Evrope që ruhet me kujdes.

Barcelonën zakonisht e mbajnë gjallë turistët të cilët janë prezent aty në çdo stinë të vitit, dhe që e bëjnë këtë vend më të vizituarin në Evropë.

Ndryshe Barcelona është një ndër vendet më të vizituar në Evropë, por edhe në botë, për disa arsye si: Arkitektyra, Ushqimi, Plazhet, dhe sporti në veçanti. /Lindita Aliu/