Sali Berisha: PD ka çdo potencial për t’u bashkuar

Për Sali Berishën, Partia Demokratike ka çdo potencial për t’u bashkuar. Ai theksoi se të gjithë deputetët përveç Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt janë të mirëpritur për diçka të tillë.https://www.youtube.com/embed/oERZdD770WU

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“PD ka çdo potencial për t’u bashkuar. Çdo deputet i saj, përveç Bashës dhe Alibravës e ka vendin, ka kontributet, është i mirëpritur në PD. Deputetët të cilët duan të krijojnë fraksion janë të mirëpritur. Janë të mirëpritur të ulemi, të diskutojmë, të negociojmë, të debatojmë si njerëz, si deputetë, si drejtues, me përgjegjësi të madhe për të ardhmen e kësaj partie dhe opozitës shqiptare”, tha Berisha.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Deklaratën, Berisha e bëri gjatë një komunikimi online me qytetarët, ku iu përgjigj pyetjeve të tyre në rrjetet sociale./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share