close

SAMITI I G20: PRITET PËRBALLJA SHBA – KINË

Në samitin e 20 vendeve më të rëndësishme të botës në Japoni përsëri gjithçka rrotullohet rreth presidentit amerikan. Konfliktet e tij tregtare me pothuajse të gjitha rajonet e botës përcaktojnë rendin e ditës.

Samiti i G20-ës në Osaka të Japonisë pritet të jetë më shumë një përballje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës për shkak të luftës aktuale tregtare mes dy vendeve.

Mbrojtja e shumanshmërisë, shtimi i besimit në ekonominë botërore, por dhe parandalimi i ndryshimeve klimaterike, lufta dhe përballja me emigracionin dhe terrorizmin. Janë vetëm disa nga temat në tryezën e samitit të G 20-ës në Osaka të Japonisë.

Një samit ku prioritet është gjithsesi lufta tregtare aktuale mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, çështje e cila shqetëson Uashingtonin por dhe Bashkimin Evropian për shkak të impaktit negative që mund të ketë në zhvillimin global.

Nga takimi me presidentin Xi Jinping, Donald Trump shpreson të negociojë dhe të bëjë hapa përpara. Gjithsesi ekspertët mendojnë se nuk do të ketë një kthesë të vërtetë nga ky takim

Presidentit amerikan Trump, sipas tyre, i pëlqen shumë të bëjë marrëveshje por deri tani ai nuk ka bërë aq sa duhet për të marrë një avantazh në kuadër të zgjedhjeve presidenciale të 2020-ës. Të dyja palët mbrojnë qëndrimin e tyre dhe vendet e tjera janë të shqetësuara. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërcënojnë me tarifa për sektorin e prodhimit të automjeteve ndoshta pas pak muajsh.

Javën e kaluar me qindra sipërmarrje u mblodhën ën Uashington për t’i thënë jo tarifës prej 25 për qind të vendosur nga Donald Trump mbi 300 miliard dollarë të importeve kineze. Sektorët më të prekura kanë ato të konsumit të përditshëm si dhe të pajisjeve të teknologjisë. Nëse tarifat do të vendosen, do të godisnin sidomos familjet amerikane me të ardhura të ulëta.

Rreth 30 000 policë do ta mbrojnë pjesëmarrësit e samitit në jug të metropolit milionësh Osaka. Shkollat janë të mbyllura. Njerëzve në Osaka u është bërë thirrje të mos përdorin makinat. Baret dhe dyqanet përreth hoteleve të mëdha në qendër të qytetit nuk do të hapen. Demonstrata të mëdha si në Buenos Aires apo në Hamburg në vitin 2017 nuk priten në Japoni. Edhe pse Attac Japan dhe mbrojtës të klimës kishin bërë thirrje për protesta, pjesëmarrja është e ulët. /Klan Macedonia

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!