close

SAMITI I G20: UJDI PËR KLIMËN NË DEKLARATË, POR PA SHBA

SHBA ka pranuar, që në deklaratën e përbashkët, shtetet e tjera të G20-s të shprehen për forcimin e angazhimit në mbrojtjen e klimës, tha kancelarja Merkel në Osaka. Do të ketë një “tekst të përafërt” me samitin kaluar të G20-s në Argjentinë. Ashtu si në Buenos Aires, 19 nga 20 shtete të G20-s duan të pranojnë Marrëveshjen e Parisit për Klimën, SHBA i mbetet qëndrimit të saj refuzues. Në deklaratë theksohet, se detyrimet që dalin nga Marrëveshja e Parisit janë “të pakthyeshme”, tha Merkel. Sipas kancelares, në deklaratën e përbashkët përmendet edhe migracioni. /Agjencitë/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!