close

SAMITI I POZNANIT: BALLKANI NUK I KA HUMBUR MUNDËSITË

Ka progres, por duhet ende shumë punë


Vendet e Ballkanit ende e kanë mundësinë e hapur për integrim në Bashkimin Evropian. Por, për një ritëm të saktë të ecurisë nuk është folur. Samiti i gjashtë i njohur si procesi i Berlinit është konsideruar si hapësirë e mirë për të diskutuar pasi takimet e tilla nuk janë shumë të shpeshta. Fokusi kryesor ka qenë se sa shpejt dhe si mund të integrohen vendet e Ballkanit.

Kryeministri, Edi Rama, ka thënë se në këtë rrugë është edhe Shqipëria. Ka refuzuar të flas për politikën e brendshme, por ka takuar delegacionet gjermane dhe franceze.

Vendet e tjera të rajonit kanë treguar për përpjekjet e tyre. Shpresën e  tek presidenca kroate e BE-së. Kurse një vëmendje të madhe në konferenca kanë tërhequr kryeministrja serbe, Ana Brnabic dhe ai i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili në fund të ditës ka përgënjeshtruar ndalimin e vizitave në Kosovë për politikanët serb dhe ka thënë se Prishtina është e gathsme për dialog kurdo që mendon pala tjetër, por pa kushte.

Nga politika ndërkombëtare kanë qenë, Theresa May dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila ka thënë se në Ballkan ka progres, por duhet punuar ende. /Idro Seferi, Poznan/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!