close
VendiVideo

SARAJEVË: TV ART FIRMOS MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME AL JAZEERA BALKANS

no thumb

 

Logo-Color-Glass-Edition1images

Ditë më parë në Sarajevë qëndroi një ekip i televizionit tonë për të lidhur një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet  televizionit Art me njërin nga rrjetet më të njohura televizive – atë të Al Xhazira Balkans’, me ç’rast u firmos një marrëveshje bashkëpunimi  në fushën e shkëmbimit të programeve. Rezultat i saj është edhe ritransmeti ( çdo të shtunë në fillim në ora19:30 min) i serialit ‘Alkimia e Ballkanit’ që gjatë nëntë javëve të ardhshme do t’i kushtohet Maqedonisë.

Marrëveshja e sapofirmosur me rrejtin televiziv të Al Xhaziras përcakton format e bashkëpunimit mes dy shtëpive televizive që do të konsistojnë në forma të ndryshme të shkëmbimit të programeve. Hap i parë në këtë drejtim është se TV Art ka të drejtën ekskluzive të  emetimit të serialit ‘Alkimia e Ballkanit- Maqedonia, me autor Goran Miliqin, drejtor i lajmeve dhe programit në Al Xhazira.

Fjala është për një realizim që në fakt ofron një tabllo të Maqedonisë së sotme, ofron realitetin çfarë të gjithë e shohim dhe e njohim, por  kur kjo vjen nga  syri i një televizioni me emër, dhe  nga autori Goran Miliq, bëhet edhe më i besueshëm, edhe për teleshikuesit tanë. Marrëveshja  për bashkëpunimin  e Televizionit Art me Al Xhaziran është në fakt përpjekje jona që të sigurojmë një program sa më cilësor, jo vetëm sa u përket zhvillimeve në vend, por edhe në rajon e në botë. Me bashkëpunimin me Al Xhaziran – ne do të jemi më afër këtij misioni. Pos kësaj, kujtoj se edhe ne do të kemi sa çfarë t’ju ofrojmë teleshikuesve të këtij rrjeti të njohur televiziv’,- thotë Seladin Xhezairi, drejtor i informacionit në TV Art.

Al Xhazira është themeluar në vitin 1996, si kanal i parë i pavarur arab në botë. Dhjetë vjet më vonë ka nisur së transmetuari  programi edhe në anglisht, kurse para katër vjetësh Al Xhazira hapi studion qendrore edhe në Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës nga ku përmes zyrave në Zagreb, Beograd, Prishtinë, Shkup e Podgoricë, mbulohen  zhvillimet në rajonin e Ballkanit. Al Xhazira është televizioni i parë global që në rajon ka hapur kanalin e vet televiziv. Shquhet  për standarde të larta profesionale, për informim objektiv, të shpejt e të balancuar. Pas rrjetit të njohur televiziv britanik BBC, ka rrjetin më të gjerë të korrespondenturave në botë – në  gjithsej 82 qendra. /TvArt/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia