close

SEANCA E 13 NUK I SOLLI FAT GRUEVSKIT

Komisioni votoi rekomandimin për marrjen e mandatit


Seanca e trembëdhjetë nuk i solli fat Gruevskit. Me 5 vota pro, Komisioni për çështje të mandatit dhe imunitetit, i rekomandoi Kuvendit që t’i hiqet mandati deputetit, Nikolla Gruevski, për shkak të mungesës të paarsyeshme në gjashtë muajt e fundit.
Edhe pse partia u rekomandoj që nëse Kushtetuta kërkon që ti merret mandati Gruevskit, deputetet të votojnë, deputetet e VMRO DPMNE-së nuk e dëgjuan rekomandimin e partisë, dhe nuk votuan në Komision. Madje deputetja e Nevenka Stamenkova, e arsyetonte mungesën e Gruevskit.

“T’ju rikujtoj se në Kushtetutën tonë, neni 8, ekzistojnë 11 vlera themelore të rendit kushtetues, mes të cilave janë edhe liritë dhe të drejtat themelore të njeriut të pranuara në të drejtën ndërkombëtare. Në përputhshmëri me këto vlera, nuk mundet askush që të mungojë pa arsye nëse për të munguar e ka shfryetëzuar të drejtën e tij për kërkim të azilit, në përputhshmëri të nenit 14 nga Deklarata Universale e të drejtave të njeriut.” –tha Nevenka Stamenkova, Deputete e VMRO-DPMNE-së.

Por deputetja e shumicës, dhe kryesuesja e seancës, Snezhana Kaleska Vançeva, e rikujtoi se përse po kërkohet që Gruevskit ti merret mandati.

“Mirë që e lexuat edhe nenin 65, posaçërisht alinenë 4, e cila thotë se deputetit mund ti merret mandati kur është i dënuar penalisht, apo për ndonjë vepër tjetër penale që e bën të padenjë për kryerjen e funksionit deputet.” – deklaroi Snezhana Kaleska Vançeva, Deputete e LSDM-së.

Seanca filloi me debat për rendin e ditës, kur kryesuesja tha se nuk ka propozim formal nga opozita që të shqyrtohet sjellja e Bogoevskit, se a e ka shkelur Kodeksin etik të Kuvendit, e pushtetit insistonte se propozim ka pasur. Shumica i kujtoi se të njëjtin Kodeks etik, deputetet e VMRO DPMNE-së as që e kanë nënshkruar. /Furkan Saliu/