close
Sport

SEDLLOVSKI: REZULTATI DO TË VARET NGA LOJA JONË

EAB5D423-5825-4F0C-8BFD-BF85019380F8

SHKUPI – SANTA CLARA LUHET TË ENJTEN NË ORA 20:00


Në pragë ndeshjes së pare të raundit të dytë në Ligën e Konferencës   me ekipin portugez CD Santa Clara skuadra nga Çairi mbajti press konferencën me gazetar ku të pranishëm ishin trajneri Goce Sedlovski dhe  fytbollisti Fatih Ismaili. Trajneri Sedlloski, për ndeshjen në fjalë tha se duhet të jemi serioz dhe të kujdesshëm kundër Santa Clara që është skuadër mjaftë cilësore tonë shumë cilësor,.

Duhet të durojmë, të tregohemi të zgjuar dhe ta luajmë një lojë të mirë, që ti gëzojmë tifozët tanë me një fitore. Para nesh kemi një kundërshtar mjaft të fortë, luajnë futboll të shpejtë, agresiv dhe sulmues, por sigurisht që edhe ne kemi shumë për të treguar në ndeshjen e nesërme. Ne e kemi analizuar ekipin kundërshtar Santa Clara. Ata kanë lojtarë të shkëlqyeshëm në ekip, por rezultati do të varet nga loja jonë, tha Goce Sedlloski trajner I FC Shkupi.

Kapiteni Fatih Ismaili tha se ekipi është maksimlisht i përgatitur për kë sfidë të rëndsishme për ekipin e tij.

Jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen e nesërme. Luajmë kundër një ekipi mjaft të mirë siç është Santa Clara. Po e them edhe një herë, që edhe ne jemi mjaft të përgatitur dhe besojmë që nesër duke e dhënë maksimumin, të dalim me rezultat pozitiv dhe ti gëzojmë tifozët tanë”, thotë kapiteni Ismaili.

 Nga  ana tjetër trajneri i skuadrës portugeze Ramos tha se janë shumë të kënaqur  me at që kanë pare në kryeqitetin e Maqedonisë sëVeriut pasi për here tëparë  janë këtu, por  besojnë se do të kenë paraqitje  të mire. “Na prêt një ndeshje me një skuadër shumë të mire në bazë të asaj që analizuam e dimë që është ekip e  organizuar  dhe individë të shkëlqyeshëm. Mendoj se vërtet do të jetë një ndeshje, për këtë jemi të përgatitur mirë dhe jam i sigurt që ndeshja do të vendoset nga nuancat ”-

Ndeshja e parë, e raundit të dytë  kualifikues në Ligën e Konferencës së UEFA-s, FC Shkupi – CD Santa Clara, do të luhet nesër në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, me fillim nga ora 20:00.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia