close

SEJDINI KANDIDAT I VETËM PËR KRYETAR

Kuvendi zgjedhor mbahet më 17 mars


Tanimë është zyrtare se Muhamed Sejdini do të jetë kandidat i vetëm për kryetar në zgjedhjet për kreun e FFMV-së, të cilat do të mbahen më 17 mars në Ohër. Sejdini për këtë post është propozuar nga Lidhja Futbollistike e Kërçovës. 25 shkurti ishte afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave për postin kryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, por nga kjo shtëpi e futbollit pohojnë se gjatë ditës së sotme eventualisht mund të kete ndonjë kërkesë të dërguar me postë edhe pse për një gjë të tillë nuk ka asnjë paralajmërim.

I kontaktuar nga Klan Maqedoni, Muhamed Sejdini e ka konfirmuar kandidaturën e tij pasi i plotëson të gjitha kushtet për të qenë numëri një i shtëpisë së futbollit. Federata e Futbollit të Maqedonisë Veriut pas dorëheqjes së Ilço Gjorgjioski në korrik të vitit të kaluar, drejtohet nga Ushtruesi i Detyrës kryetar Muhamed Sejdini, i cili deri atëherë ishte zëvendëskryetar i këtij institucioni më të lartë të futbollit në vendin tonë. /Shaban Sinani/