Gjykata administrative deri tani ka pasur katër raste që lidhen me zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme për zgjedhje të kryetarëve të tri komunave, nga të cilat tre janë refuzuar, kurse një është pranuar, këtë e deklaroi sot kryetari i Gjykatës Administrative në takim me gazetarët.
Nga gjithsejt katër kallëzime penale të dorëzuara në Gjykatën Administrative, është pranuar njëra prej tyre, bëhet fjalë për kallëzimin penal të ngritur nga ana e Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, me të cilën rrëzohet vendimi i Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, të datës 17 prill 2019, për hapjen e procedurës për hetim të pagesës së subvencioneve, informoi sot kryetari i Gjykatës Administrative, Burim Sejdini.
“Kallëzimi penal për Agjencinë për mbështetje financiare në bujqësi në lidhje me vendimin e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, është rrëzuar dhe shkaqet janë arsyetuar në vendim.”-tha Burim Sejdini, kryetar i Gjykatës Administrative.
Janë rrëzuar dy kallëzime penale. Njëri nga 1TV kundër çmimores së KSHZ-së për reklamim gjatë zgjedhjeve dhe ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtës së votës, e ngritur nga ana e Stevo Mitevskit, me të cilën kërkon hyrje në Listën Zgjedhore.
Kryetari i Gjykatës Administrative theksoi se pret që edhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale të kalojë në atmosferë të qetë si i pari.
‘Të gjithë i dimë rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve dhe nuk presim kallëxime pas ditës së djeshme të qetë zgjedhore. Në qoftë se do ketë kallëzime në raundin e dytë, publiku do të jetë zyrtarisht i informuar për seancat publike ku do të vendoset për kallëzimet.’- deklaroi Burim Sejdini, kryetar i Gjykatës Administrative.
Kryetari i Gjykatës Administrative gjithashtu informoi se në mars të këtij viti janë formuar pesë Këshilla të cilët me zgjedhje rastësore vendosin për kallëzimet penale nëse ato ekzistojnë. Afati për të vendosur i Gjykatës Administrative është 48 orë nga pranimi i kallëzimeve penale. Në zgjedhjet e kaluara deri të Gjykata Administrative janë dorëzuar 27 kallëzime penale. /Verica Dimitrijevska/