close

SELA: NË KRYE TË PSP-së PROKUROR NGA BE-ja

Aleanca për Shqiptarët ka mbajtur mbledhjen e radhës së kryesisë qendrore të partisë. Pas mbledhjes  për mediat është prononcuar Kryetari i ASH-së Ziadin Sela.


“Është urgjente që në kuadër të sistemit gjyqësor të bëhen ndryshimet e nevojshme që në krye të PSP-së të vijë kuadër nga vendet e BE, përmes ndryshimeve të ligjit. Kjo të bëhet edhe në istanca të tjera duke u kyçur ekspertë të jashtëm që do të merren me zbulimin e rasteve kriminale dhe korruptive, sidomos kur shqiptarët kanë humbur besimin tek sistemi i drejtësisë”, theksoi Sela pas mbledhjes së Kryesisë Qendrore të ASH-së.

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!