close

SELA: QEVERIA ZAEV KA DËSHTUAR!

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në një intervistë për RTK-në ka folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend. I pyetur rreth asaj se si e komenton qeverinë e Zaevit, Sela ka thënë se ka dështuar.

Në shumë segmente Zoran Zaevi, ka dështuar, ky është komenti që dha kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në pyetjen se si e vlerëson qeverisjen e Zaevit, në një intervistë dhënë për RTK. Ai përmendi ngecjet në funksionimin e shtetit të së drejtës, reformat në drejtësi, ngecjet në politikën për ndalimin e migracionit dhe të tjerë.

Ndër kërkesat e Aleancës për Shqiptarët, Sela theksoi se në vend duhet të triumfojë drejtësia për të gjithë, të ketë pushtet të mirëfilltë të decentralizuar dhe të ndërpritet siç theksoi ai, ‘eksploatimi’ i parave të shqiptarëve.

Sela në këtë intervistë foli edhe për zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut ku theksoi se dalja e shqiptarëve ishte e ulët, veçanërisht në zgjedhjet Presidenciale. Kreu i ASH-së poashtu deklaroi se me mbështetjen e kandidatit të pavarur shqiptar dhanë mesazhin që vota shqiptare nuk duhet të shkojë tek kandidatët maqedonas, por duhet të qëndroj te shqiptarët, ndryshe, siç theksoi ai, rrezikojmë të kthehemi në politikën e vëllazërim-bashkimit. /Blerona Jakupi/