close

SELA TËRHEQ VËMENDJEN ZAEVIT

Deputetet e VMRO DPMNE-së që nga mbrëmë e treguan qartë qëllimin e tyre, për ta shfrytëzuar maksimalisht seancën për votimin e ministrave të ri, për debat politik. Edhe sot vazhduan me të njëjtin avaz… Opozita sulmonte, Zaev përgjigjej, e deputetet e LSDM-së rikujtonin të kaluarën jo aq të lavdishme të VMRO DPMNE-së.
Po të mos ishte debati mes Selës dhe kryeministrit Zaev, edhe përfaqësuesit të mediave do t’i zinte gjumi…

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët kërkoi drejtësi për rastin “Almiri” si dhe kërkoi nga kryeministri që mos të bëhet presion nga policia ndaj të rinjve që shkruan grafitë kundër BDI-së.

Kryeministri u përgjigj për të dyja rastet. “E kam patjetër që publikisht të shpreh ndjenjën e hidhur që ka mbetur edhe tek unë për padrejtësinë që Gjykata e solli në rastin ku humbi jetën bashkëqytetari ynë Sazdo, por edhe ku nderoi jetë bashkëqytetari shqiptarë. Këtu është e qartë se duhet të ketë drejtësi të njëjtë, dhe është rendi që unë ta them këtë publikisht në foltore. Sigurisht që Këshilli gjyqësor i din detajet, por ndjenja e hidhur ka mbetur tek të gjithë sepse nuk ka drejtësi të barabartë… Njëri dënim është 7 vjet e tjetra, 18,19 vjet. Personalisht do të interesohem për zoti Blerimin, një idivid që thoni se vetëm për shkak të organizimit të protestës është burgosur. Mundem që të interesohem nëpërmjet MPB-së dhe Policisë financiare.”

Menjëherë pasi u drejtua nga foltorja, Sela thirri edhe konferencë për media, nga ku tha se ndjen përgjegjësi që duke dashur ta largojë regjimin VMRO-BDI, ndoshta ka ndikuar që të krijohet një regjim i ri, ai LSDM-BDI. E nga ana tjetër, dhjetëra deputet të VMRO DPMNE-së u paraqiten për fjalë, dhe debati sipas të gjitha gjasave do të vazhdojë deri në mesnatë, kur dhe duhet patjetër të votohen ministrat e ri, për shkak se debati është i kufizuar. /Furkan Saliu/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!