close

SELEKTIMI PËR DSK: DIMKOV DHE GRUBI NË KOMISION   

Trajko Dimkov dhe Artan Grubi janë dy deputetët të cilët do të marrin pjesë në punën e Komisionit për Zgjedhjen e Punëtorëve të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim i formuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sot Komisioni për Mbikëqyrje të Punës së DSK-së dhe Agjencia për Zbulim i zgjodhi këto anëtarë të cilët, siç tha, kryetari i Komisionit, Trajko Veljanovski, janë propozuar pas konsultimit paraprak me partitë politike. Komisioni e miratoi edhe Raportin për punën e DSK-së dhe Agjencisë për Zbulim për vitin 2018.

Drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare Viktor Dimovski tha se Agjencia e re do të jetë transparente në lidhje me punën dhe e hapur për mediat. Drejtori informoi se po punohet në zgjedhjen e hapësirave të reja për Agjencinë dhe se do të funksionojë jashtë rrethit të MPB-së. Komisionet për zgjedhjen e të punësuarve në Agjencinë dhe për përcaktimin e akteve të saj kanë për obligim që ta përfundojnë punën deri më 20 gusht, ndërsa agjencia e sigurisë do të fillojë me punë më 1 shtator. /Klan Maqedoni/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!