close
Top LajmeVendi

SËMUNDJA E FRUTHIT: NUK KA RASTE TË REJA 

Screenshot_2

Nuk janë tejkaluara komplikimet e pacientëve të hospitalizuar


Shëndeti i tetë pacientëve të hospitalizuar me sëmundjen e fruthit është nën kontroll, thonë nga klinika e sëmundjeve infektive. Disa nga çerdhet, mëngjesin e sotëm, nuk kanë pranuar fëmijë të pavaksinuar kundër kësaj sëmundjeje, por disa prindër përmes rrjeteve sociale thonë se në disa çerdhe janë pranuar edhe fëmijë të pavaksinuar.

Nga dita e djeshme në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup, nuk ka asnjë pacient të sëmurë nga fruthi por, nuk janë tejkaluara komplikimet e tetë pacientëve të hospitalizuar më parë.

Kemi tetë pacientë të hospitalizuar, të gjithë me diagnozë të fruthit, shumica prej tyre kanë komplikime bronho-pneumatike ose gastro-intero-holite tek fëmijët më të vegjël.”– tha doktoresha Sanja Marinkovic.

Siç u kumtua në konferencën e mbrëmshme të shtypit që nxiti alarmin për epideminë e shpallur të fruthit në kryeqytet, të gjithë të infektuarit nuk kanë qenë të imunizuar.

Pacienti më i vogël është 8 muajsh dhe nuk mund të vaksinohet sepse pas moshës 1 vjeçare jepet doza e parë e vaksinës, por ja është infektuar në kontakt me dikë të sëmurë me këtë sëmundje…pacienti më i moshuar që është shtrirë në spital është një femër 31 vjeçare.” deklaroi doktoresha Sanja Marinkovic.

Klan Maqedoni u përpoq të komunikojë me prindërit të cilët janë kundër vaksinimit të fëmijëve të tyre, por ata refuzojnë të flasin publikisht. Disa të tjerë kanë dyshime dhe i qëndrojnë me forcë vendimit të vet kundër vaksinimit, madje edhe atëherë kur fëmijët e tyre mbeten jashtë çerdheve, ashtu siç rekomandojnë punonjësit shëndetësor.

-Fëmija im sot nuk u pranua në çerdhe, insistova ta pranojnë edhe me kusht ta izolojnë, por nuk di ku ta paraqes rastin.

-Çka të duan mund të bëjnë, por nuk munden t’i detyrojnë prindërit.

-Tani është koha e vetë organizimit të prindërve. E gjejnë hapësirën dhe punësojnë gjyshe dhe gjyshërit, formojnë çerdhe ilegale dhe të “egra”.

-Nëse organizohen protesta, unë ju përkrah.

-Vallë ka raste të mospranimit të fëmijëve në çerdhet private?

-Fëmijën tim e pranuan sot, por nesër nuk e pranojnë.

Ndërkaq, na shërbimet mjekësore në Tetovë njoftojnë se nuk ka fëmijë të prekur nga epidemia e fruthit, një gjë të tillë për Klan Maqedoni e  konfirmojnë edhe nga kopshti i fëmijëve Teteks, se nuk janë paraqit raste të tilla tek fëmijët.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se është duke vazhduar vaksinimi i fëmijëve dhe se nuk ka raste të reja.

“Ministria informon se sot deri në orën 12 janë vaksinuar 265 fëmijë të moshës parashkollore. Përndryshe, deri në këto momente, vërtetimi i laboratorit tregon raportin e tetë të infekruarëve të ri, dy prej të cilëve kanë dalë negative, dhe një rast tjetër tek një fëmijë, për të cilin ende po bëhen analiza laboratori.”

Mjekët epidemiolog sot janë duke zhvilluar një takim në Ministrinë e Shëndetësisë lidhur me ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm për të penguar shtimin e numrit të pacientëve të infektuar. Ata edhe më tutje rekomandojnë vaksinim të obligueshëm të fëmijëve, por viteve të fundit përqindja e përfshirjes të personave të vaksinuar në Shkup dhe në disa qytete të tjera në Maqedoni është shumë më i vogël nga ata që duhet të vaksinohen, rreth 95 % sipas organizatës ndërkombëtare të shëndetësisë.

Viteve të shkuara Maqedonia nuk e pati këtë epidemi, në kohën kur sëmundja u zgjerua dhe solli viktimat e para në Serbinë fqinje, në Rumani dhe në vende të tjera të Evropës Qendrore. Prindërit që edhe më tej do të refuzojnë t’i vaksinojnë fëmijët e tyre do të ballafaqohen me dënime prej 350 deri në 650 euro. /Verica Georgijevska/

 

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia