Duhet të rritet ndërgjegjësimi për sëmundjet e veshkëve në popullatë, është apeluar sot nga nefrologë të ndryshëm në ditën botërore të veshkëve. Sipas tyre kujdes më të madh duhet të tregojnë personat të cilët sëmundjet e veshkëve i kanë të trashëgueshme, poashtu diabetikët dhe ato që vuajnë nga hipertensioni arterial.
Në ditën botërore të veshkave, statistikat tregojnë se numri i personave të prekur nga sëmundjet e veshkave është në rritje. Sipas profesor Nestor Tereskës, sëmundjet e veshkëve me kalimin e kohës të dërgojnë drejt hemodializës ose në transplant renal, prandaj, ai apelon që shtetet të ndajnë më tepër buxhet për t’ju arrdhur në ndihmë pacientëve të tillë.
‘Duhet të rrisin akoma më tepër buxhetin për shëndetësinë në mënyrë që të shkojnë drejtë asaj parulle ku çdo njeri që ka nevojë për dializë të futet në dializë. Çdo njeri që ka nevojë për transplant të bëjë zëvendësimin e veshkave, prandaj dita botërore ka vetëm një qëllim, të sensibilizojë autoritetet sociale, shtetërore që të bëjnë më shumë për sëmundjet e veshkave.’ –deklaroi Nestor Tereska-Nefrolog.
Ndërkaq, profesori Ymer Elezi, theksoi se si simptoma të para tek pacientët të cilët kanë probleme me veshkët paraqiten ënjtja e syve dhe dhimbjet në pjesën e veshkëve. Elezi apeloi që më tepër kujdes të tregojnë personat të cilët vuajnë nga diabeti dhe ato që të njëjtat i kanë të trashëgueshme.
‘Kujdes të veçantë duhet të tregojnë qytetarët të cilët e kanë shtypjen e lartë të gjakut, çdo i katërti i sëmurë nga shtypja e gjakut vuan nga veshkët. Çdo i treti i cili ka sëmundjen e sheqerit, vuan nga veshkët. Kategoria tjetër janë familjet të cilat kanë persona që vuajnë nga veshkët dhe duhet pasur një përkujdesje më të lartë.’ -shprehet Ymer Elezi-Kryetar i Shoqatës së Nefrologëve.
Ndërkaq, nefrologu Lutfi Zylbeari deklaroi se iniciativat për ndërgjegjësimin e qytetarëve rreth sëmundjeve të veshkëve janë të rëndësishme, prandaj të njëjtat duhet të vazhdojnë edhe pas ditës botërore të veshkëve.
“Insistimi është edhe në ndërgjegjësimin e Institucioneve relevante mbi rolin e veshkëve në shëndetin e popullsisë për arsye se, madje trajtimi me hemodializë ka një kosto financiare tejet të lartë. Qëllimi është ndërgjegjësimi dhe vetëdijësimi i tërë popullatës, hapja e dispanzerëve të diabetit, preventimi dhe zbulimi i hershëm i sëmundjeve diabetike, hipertensionit arterial si dhe sëmundjet e trashëguara.’ -vlerëson Lutfi Zylbeari-Nefrolog.
Sipas të dhënave, në Maqedoni, 2600 pacientë vuajnë nga sëmundjet e veshkëve. Ndërkaq, dita e veshkëve në të gjithë botën shënohet nga viti 2006. /Blerona Jakupi/