Dy ditë pas Kosovës, dy senatorët amerikan një republikan e një demokrat, sollën atë që në Ballkan mungon-një qëndrim unik. Problemi i Kosovës duhet të zgjidhet me marrëveshje përfundimtare, e cila do të jetë një kompromis. Senatorët Chris Murphy dhe Ron Johnson, thanë se SHBA duan të krijojnë hapësirë brenda së cilës palët do të mund të bien dakord. Kjo do ta bënte edhe Amerikën më të fuqishme dhe mundësi për më shumë partneritet edhe më Serbinë.
“Amerika është mik i Serbisë dhe serbëve. Do të bëjmë çfarë të mundemi që ta mbështesim dialogun gjë që është jep dhe merr, pra jep dhe merr. Sigurisht që nuk do të jetë e kënaqshme për të dyja kombet se çfarë do të jetë kjo marrëveshje, por kur të arrihet kjo- potenciali dhe përfitimet do të jenë përtej problemeve.” -tha Ron Johnson, senator i SHBA-së.
“Shpresojmë që pas zgjedhjeve në Kosovë ata do të marrin hapa që janë të domosdoshëm për kthimin në dialog. Jemi këtu për ta bërë të qartë si kristali se Amerika, republikan e demokrat, jemi me Serbinë dhe duam të një partneritet me Serbinë. Do të sjellim koleg tanët për të parë zhvillimin e Serbisë dhe se sa njerëzit duan të jenë miq me Amerikën.” –deklaroi Chris Murphy, senator i SHBA-së.
Presidenti Vuçiq, si nikoqir ka thënë se e vetmja pikë ku Serbia nuk mund të pajtohet është njohja e pavarësisë së Kosovës pa bërë kompromis. Serbëve u tha që ai nuk do të bëj politikë për marrëdhënie të kë qia me SHBA dhe realiteti duhet ditur-presioni më i madh është mbi Serbinë.
“Natyrisht që presioni më i madh do të jetë gjithmonë mbi Serbinë dhe jo vetëm për SHBA, por edhe për Bashkimin Evropian. Ne bëhemi sikur nuk e dimë çfarë ka ndodhur në vitin 1999 apo në vitin 2008 dhe me vonë kur me pyetjen tonë Kosova fitoi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Por, ne nuk mund ta njohim pavarësinë e Kosovës dhe mund të flasim gjithçka, por pa kompromis zgjidhje nuk ka.” –shprehet Aleksandër Vuçiq, President i Serbisë.
Emërimi i një të dërguari për Ballkanin dhe vizitat jo të rralla nga Uashingtoni, kanë bërë që roli i SHBA-së të shihet sërish si aktiv në këtë pjesë. /Idro Seferi, Beograd/