close

SENATORËT AMERIKANË VIZITOJNË KOSOVËN E SERBINË

Chris Murhy dhe Ron Johnson u ndaluan të shkojnë në Moskë


Senatorët amerikanë, demokrati Chris Murphy dhe republikani Ron Johnson, do të vizitojnë këtë javë Kosovën dhe Serbinë, për të shprehur, siç thanë, mbështetje për dialogun midis dy vendeve. Ata, në fakt, duhej të ishin pjesë e një delegacioni të Kongresit që do të vizitojë Rusinë, porse Moska ua ndaloi hyrjen. Kjo për shkak të qëndrime të tyre kritike ndaj Kremlinit.

“Rusia nuk na lejon brenda, por Ron Johnson dhe unë do të vizitojmë Ukrainën, Serbinë dhe Kosovën këtë javë, për të dëshmuar mbështetjen dypartiake për Qeverinë e re të Ukrainës dhe për dialogun e vazhdueshëm midis Beogradit dhe Prishtinës,”- shkroi në një postim në Twitter senatori Chris Murphy.

Vizita e tyre në Ballkan vjen në kohën kur flitet për përfshirje më të madhe të SHBA-së në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. /Agjencitë/