close
Sport

SENT PETERSBURG: KANDIDAT PËR FINALEN E LK 2020/21

st-petersburg-stadium

Vendimi pritet të merret nga Komiteti i UEFA-s


Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së futbollit të Rusisë Aleksandar Alaev, zbuloi se vendimi për vendin e zhvillimit eventual të finales së Ligës së Kampionëve për sezonin 2020/21, pritet të merret në mbledhjen e Komitetit të UEFA-së gjatë kësaj vere.

Federata e Futbollit të Rusisë ka shtruar kërkesë zyrtare për të qenë nikoqir i këtij eventi mjaft të madh duke u bazuar në organizimin e suksesshëm të Botërorit  Rusi 2018. Rusia ka qenë nikoqire e një finaleje të Ligës së Kampionëve në vitin 2005, kur Mançester Junajtedi mundi Çelsin, pas ekzekutimit të penaltive. Jozyrtarisht qytetet që janë ofruar për të organizuar këtë event janë Moska dhe Sent Petersburgu. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia