close
Rajoni

SERBËT DUAN MË SHUMË GREQINË E MË PAK GJERMANINË

7D82C60C-B2A4-4723-9074-11C802D61665

SONDAZH PËR DISPONIMIN NDAJ BE-së


Gjetjet e një sonadazhi të fundit në Serbi flasin se mëse gjysma e qytetarëve mbështesin anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, ndërkohë që të anketuarit si vende mike në familjen evropiane kanë përmendur – Greqinë dhe Francën e pastaj Gjermaninë dhe Hungarinë. Nga ana tjetër, Gjermania, Kroacia dhe Britania e Madhe figurojnë si armiqtë më të mëdhenj të Serbisë.

Nga sondazhi i bërë gjatë fundit të muajit mars i Institutit për ‘Punë Evropiane’ në bashkëpunim me shtëpinë hulumtuese ‘Ninamedia’ nga Beogradi lidhur me disponimin e qytetarëve të Serbisë ndaj Bashkimit Evropian, rezulton se mëse gjysma e tyre mbështet anëtarësimin në familjen evropiane, më pak se gjysma do të votonte pro kësaj në referendumin eventual, kurse shumica e serbëve çmon se benefitet e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian janë të mëdha. Gjetjet e tjera të kësaj ankete janë se miq më të mëdhenj të Serbisë në Bashkimin Evriopian janë Greqia dhe Franca, ndërsa armiqtë më të mëdhenj  – Gjermania, Kroacia, dhe Britania e Madhe. Sa u përket marrëdhënieve në fqinjësi – ato me Bosnjë e Hercegovinën, Hungarinë dhe Maqedoninë e Veriut  cilësohen si  më të mira, ndërsa më të këqija me Kroacinë dhe Shqipërinë. Kosova nuk përmendet fare në këtë anketë./ Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia