Serbia e gatshme të ndërhyjë në Kosovë

Vuçeviç: Deri të Premten ushtria në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, deklaroi se ushtria serbe do të qëndrojë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake deri të premten. Sipas Vuçeviç konfirmoi se formacionet ushtarake janë vendosur plotësisht përgjatë vijës administrative me Kosovën. Për ministrin e Mbrojtjes serbe, njësitë e Forcave të Armatosura janë të përgatitura që të mund të kryejnë çdo detyrë nese jepet urdhër nga Presidenti Vuçiç si komandant suprem.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, theksoi se situata në Kosovë është e tensionuar dhe më e vështirë se herët e tjera. Sipas Brnabiç reagimi i KFOR-it ishte shumë me vonesë pasi detyra e tij është mbrojtja e interesave dhe paqes së popullit të Kosovës e jo, siç thotë ajo e uzurpatorëve.

“Ata duhet të ishin atje të premten ashtu siç janë sot”,  tha Brnabiç para gazetarëve. Përfaqësuesit e Listës Serbe i kanë dorëzuar KFOR-it dy kërkesa: që kryetarët e rinj shqiptarë të mos hyjnë më në objektet komunale dhe që njësitet speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqen menjëherë nga komunat me shumicë serbe.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share