Daçiq: Nuk do ta ndalojmë lobimin, sikurse Shqipëria pro njohjeve
Ka udhëtuar 25 orë nga Palau për ta gëzuar ministrin e jashtëm të Serbisë, Ivica Dacic, me tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Presidenti i këtij shteti 21 mijë banorësh në Pacifik, Thomas Tommy Remengesau, i ka dhënë mbështëtje dialogut para statusit. Presidenti I Palau, pasi ka ftuar serbët për turizëm dhe not me peshkaqenët vegjetarian që nuk hanë njerëz, ka sqaruar vendimin.
Thomas Remengesau Jr, Presidenti i Palau
Kishim pak informacione për situatën në këtë pjesë të botës. Pararendësi im ka njohur Kosovën pa kuptuar se kjo cështje ka nevojë për një dialog paqësorë dhe domethënës.
Serbia nuk kishte marrëdhënie më shumë shtete si ky. Dacic thotë se ka përmirësuar gabimin. I pyetur nëse do të ndalonte lobimin në rast të vazhdimit të dialogut, Dacic është përgjigjur kundër.
Ivica Dacic, Ministër I jashtëm i Serbisë
Meqë ju vini nga Shqipëria, të ju pyes nëse Shqipëria do të ndaloj të loboj për njohjen e pavarësisë së Kosovës? Nëse Shqipëria nuk ndalon, nuk ndalojmë as ne. Besoj jam I qartë, secili ta bëj punën e tij. Kanë shkruar mediat këtu se do të kemi edhe 4-5 tërheqje tjera, mendoj se ky është deklarim pesimist.
Serbia i ka hequr vizat për banorët e Palaos dhe ka firmosur bashkëpunim për rini e sport./IdroSeferi