close

Serbia sërish refuzoi t’i vendosë sanksione Rusisë

Serbia sërish është i vetmi vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nuk respektoi vendimet e reja të Këshillit të BE-së në lidhje me masat ndëshkuese ndaj Rusisë shkaku i pushtimit të Ukrainës.

Këtë e ka bërë të ditur Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Në njoftim thuhet se Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina kanë respektuar pesë vendimet e Këshillit të BE-së në lidhje me sanksionet kundër Rusisë.

“Ato vende do të sigurojnë që politikat e tyre kombëtare të jenë në përputhje me vendimet e Këshillit dhe BE-së”, pohoi zyrtari evropian.

Kujtojmë se Kosova, e cila kohë më parë ka aplikuar për anëtarësim në BE, ka respektuar vendimet e BE-së në raport me Rusinë.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale.

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!