Serbia e ka vënë në dyshim që Samiti i Parisit do të ndodhë. Deklarime të tilla kanë ardhur nga shefi i diplomacisë dhe presidenti. Beogradi zyrtar pret heqjen e taksës për vazhdim të dialogut. Pritjet janë të vogla. Franca dhe Gjermania kanë marrë për sipër që të ndihmojnë tejkalimin e krizës. Përdallim prej Berlinit, në Paris do të jenë vetëm Kosova dhe Serbia. Ende nuk dihet përbërja, por pritet një format më i gjerë në delegacione.
Analisti Dishan Janjic, është i bindur se samiti do të ndodh. Por, gjithsesi pasojat nga incidentet shihen të thella dhe mundësitë që dialog të ketë shpejt duken të vogla.
“Kjo kërkon një apo dy muaj të biesedave serioze në nivelin teknik para. Ne mund të presim debllokimin e tërtetë të dialogut vetëm në vjeshtë. Vera do të shërbej për konsultime dhe për sanimin e pasojave që ka shkaktuar bllokimi.” –deklaroi Dushan Janjic, Forumi për Marrëdhënie Ndëretnike, Beograd.
Janjic beson kur të fillojnë bisedimet të dyja palëve do tu duhet të gjejnë një mënyrë për të zbatuar ato që dakordohen. Problem, sipas tij, është fakti që të dyja palet tani kanë vënë kushte dhe kërkesat ndërkombëtare janë për kreativitet politik.
“Është duke u bërë një lojë nervash tani dhe kjo është pasojë e vendosjes së linjave të kuqe si politikë e gabuar nga të dyja palët. Kjo është një politikë e dobët e linjave dhe kufizimeve, kurse nga Uashingtoni kërkohet një politikë creative që nënkupton zgjidhjen e problemeve dhe nëse ato dalin rrugës të zgjidhen gjithsesi.”- tha Dushan Janjic, Forumi për Marrëdhënie Ndëretnike, Beograd.
Shumë besojnë se dicka do të ndodh pas konsulidimit të institucioneve të BE-së dhe se Perëndimi tani e ka më seriozisht. /Idro Seferi, Beograd/