close

SERIA A: JUVENTUS VENDOS REKORD

“San Paolo”: Napoli –Juventus 1-2


Juventusi “vret” përfundimisht garën për titull në Serinë A. Skuadra bardhezi fitoi 1-2 në “San Paolo” me Napolin ndjekës, me diferencën mes dy skuadrave që shkon 16 pikë.

Pas fitores 1-2 në transfertë ndaj Napolit, Juventusi, kryesues absolut në Seria A në kuotën e 72 pikëve, me 16 pikë superioritet ndaj napoletanëve, ka vendosur një rekord historik.

Juventus, ekipi i vetëm në 5 kampionatet elitare të Europës që ende nuk kanë njohur disfatë në këtë sezon, tashmë numëron plot 26 ndeshje radhazi në transfertë pa pësuar humbje, duke vendosur rekordin e pamposhtmërisë në Seria A. /Agjencitë/