close
Sport

SERIA B: NDËRPRITET NDESHJA PAS PESË SEKONDAVE

LËndohet lojtari

Lëndohet futbollisti Manuel Skavone


Ndeshja në Seria B mes Leçes dhe Askolit, e vlefshme për javën e 22-të ka zgjatur vetëm 5 sekonda dhe më pas është ndërprerë për t’u luajtur në një tjetër moment. Shkak është bërë një përplasje në dukje normale mes dy futbollistëve, por që për pak nuk u shndërruar në një tragjedi për futbollin, pasi la pasojë të rënda te mesfushori i Lecces, Manuel Scavone.

Mesfushori Lecces, pas një përplasjeje me kundërshtarin Bereta kokë më kokë, bie në tokë pa ndjenja dhe u desh një ndërhyrje e menjëhershme e stafeve mjekësore të të dy skuadrave, për ta mbajtur në jetë. Ndërkohë, me kërkesë të të dy skuadrave, arbitri i takimit vendosi që sfida të mos rifillonte më dhe tashmë mbetet të negociohet se kur do të mund të riluhet ky takim. /Agjencitë/

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia