Rritje e bashkëpunimit mes sektorit publik, atij të biznesit, dhe institucioneve shkencore kërkojnë nga institucionet kompetente në vend.
Bashkëpunimi jo i mjaftueshëm akademi-institucione shtetërore dhe sektorit privat, sigurisht se paraqet edhe sfidë për bizneset në vend, pasi ata po përballen edhe me munges të fuqisë punëtore. Ministri i ekonomisëKreshnik Bekteshi thekson se për rezultate në zhvillimin e sipërmarrësisë te të rinjtë është i nevojshëm bashkëunimi i ngushtë në mes këtyre institucioneve. Ai njëkohësisht njoftonë se kanë filluar një sërë masash për ta përmirësuar këtë situat, por shtoi se pa bashkëpunimin akademikëve kjo gjë është e paarritshme.
“Nëpërmes këtyre konferencave do të dalin ide të reja, sugjerime të reja për mënyrën e politikë-bërjes në vend, për mënyrën e marrjes së politikave, pra sugjerime edhe për ministrinë e Ekonomisë për të përmirësuar klimën e biznesit në vend, por njëkohësisht edhe sugjerime për mënyrën se si do të rrisim bashkëpunimin në vend.”– deklaroi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Abdulmenaf Bexhti njofton se vitet e fundit ky bashkëpunim është rritur.
Bekteshi potencoi se të rinjëve u jepet mundësi që të konkurojnë në programet e Agjencisë për Punësim si dhe me projekte inovative në Fondin për Zhvillim Teknologjik. Ai edhe më herët njoftoi se ka mangësi në këtë drejtim, sipas tij ndryshimi i sistemit arsimor është hapi i parë që duhet bërë në këtë drejtim. /Xhumadije Ibraimi/