close
EkonomiVendi

SFIDAT E EKONOMISË NË KOHË PANDEMIE

B9A4E1EB-5C19-4AF3-8C5D-F8DFEEFDF0D0

HALILI: MUNGESA E EKSPERIENCËS BËRI QË SEKTORI EKONOMIK TË BALLAFAQOHET ME VËSHTIRSI TË RËNDA


Ekonomia e vendit dhe ajo globale u ballafaqua me goditje të rënda gjatë pandemisë. Qeveria e RMV-së ka ndarë gjashtë pako anti-krizë, për ti zbutur pasojat që I shkaktoi koronavirusi por edhe sa mund ta përballojë këtë gjendje buxheti vendor dhe si do të ndikojë e gjithë kjo në të ardhmen, flet doc. I shkencave të ekonomisë Arben Halili, në një intervistë për 99 minuta.

Vendimet e marra at-hok nga qeveria e RMV-së shkaku I mungesës së përvojës në situata të këtilla të krizës bëri që sektori ekonomik të ballafaqohet me sfida shumë të vështira, thotë specialisti I shkencave të ekonomisë doc. Arben Halili. Ai shton se ankesat më të theksuara në vendin tonë vijnë nga sekotri I gastronomisë por I cili përfshihet më shumë tani në pakon e gjashtë antikrizë.

ARBEN HALILI doc. I SHKENCAVE TË EKONOMISË 

Mungesa e eksperiencës bëri që edhe qeveria e vendit tonë të veprojë at-hok, pra aty për aty të kërkojë një zgjidhje e cila do zbuste, në një formë, pengesat ose vështirsitë me të cilat është ballafaquar sektori ekonomik dhe jo vetëm…më tepër ankesa ka pasur sektori I gastronomisë, I cili kryesishtë tani përfshihet në pakon e gjashtë, me rreth 9 milion euro për aq sa do finansohet ky sektor. por ajo që u pa gjatë kësaj periudhe, është fakti që, jo vetëm goditjet që mori sektori ekonomik, por nga ana tjetër doli në sipërfaqe që, fatkeqsishtë, akoma në Maqedoni por edhe në shtetet përreth, një numër I konsiderueshëm I komunitetit të biznesit nuk vepron në mënyrë formale.”.

Mungesa e formalizimit të kompanive, shton Halili, doli në pah që është një cështje shqetsuese dhe  ka bërë që një numër I konsiderueshëm I këtyre bizneseve të privohen nga e drejta për shfrytzimin e masave të ndryshme ekonomike. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia