close

SFIDAT EKONOMIKE DHE PASOJAT E SISTEMIT TË DOBËT ARSIMOR

Me ndihmë zvicerane deri te punëtorët e kualifikuar


Në vitet e fundit gjithnjë e më shumë degë industriale ballafaqohen me probleme serioze. “Largimi i të rinjve” është një nga ato, në fjalorin e sipërmarrësve po zbrazet pusi nga ku buronin fuqi punëtore në vend, kështu që gjithmonë e më shumë kërkohen kuzhinierë, kamarierë, rrobaqepës, inxhiniere, kurse oferta është dëshpëruese. Ambasada e Zvicrës me zgjidhje akute për trajnime të vazhdueshme dhe parakualifikime të kuadrove të punës mbështet projektin i cili kap vlerën prej 12 milionë euro në afat të gjatë kohor, dhe me këtë parashihet punësimi i 2200 personave.

185 mijë ose 19.4 për qind është papunësia momentale në vend, prej tyre 105 mijë qytetarë në mënyrë aktive kërkojnë punë, por gjysma e tyre janë persona mbi 50 vjeç, ndërsa gjysma tjetër janë persona të paarsimuar ose vetëm me arsim fillor. Këtë analizë së fundmi e elaboroi zëvëndëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev në intervistë për një televizion vendas, pasiqë ekonomia e vendit nga më shumë se 200 kompani gjermane u vlerësua me notën zero. Angjushev është kategorik: sfidat në ekonomi në të ardhmen e afërt do të jenë të mëdha duke iu falënderuar sistemit të shkatërruar arsimor, kërkohen inxhinierë të maqinerisë, programerë, inxhinierë të elektoteknikës, rrobaqepës, bravëpunues, automekanikë, por me sistem të shkatërruar arsimor nuk i kemi.

“95 për qind e nxënësve të shkollave të mesme shkojnë në universitete, kjo është njësoj si të hipni në një tren me emrin “shpresë”, dhe të mos u thoni se në anën tjetër të urës ka humnerë. Ne e kemi patjetër ta ndryshojmë sistemin arsimor, por kjo nuk do të japë rezultate shumë shpejt, do të japë pas 5, 6, ose 7 vitesh, neve na duhen masa akute.” –deklaroi Koço Angjushev – Zv/Kryeministër për Çështje Ekonomike.

Në mungesë të strategjive shtetërore si kuadrot e reja të mbeten në vend, kompanitë private vendase dhe të huaja, sot në bashkëpunim me Ambasadën Zvicerane përmes projektit me vlerë prej 12 milionë eurove do të ofrojnë trajnime për kualifikime shtesë dhe parashikojnë punësimin e 2200 personave, por është pikëpyetje çfarë tjetër mund të ofrojnë në periudhë të shpërnguljes masive? Rreth kësaj sipërmarrësit deklarojnë:

“Do të japim kushte më të mira për punë, do të japim paga më të larta, disa megjithatë do të shkojnë, por ne do të marrim tjerë, dhe në kontinuitet do t’i trajnojmë. Shpresojmë se do të kthehen. Paga varet, për shembull kamarierët 18 mijë denarë, punonjëset nëpër objektet hotelierike 19 mijë denarë, do të jemi të lumtur nëse ata trajnohen.” –tha Ognen Cigovski.

Është e paraparë që trajnimi të zgjasë tre muaj, pas çka kompania do të jetë e detyruar në tre muajt e ardhshëm të punësojë gjysmën e kuadrit të trajnuar. Përndryshe, për momentin interesimi për punë sezonale në objekte hotelierike jashtë vendit është i madh, destinacioni më atraktiv është Kroacia, ku paga për kamarrier mund të arrijë deri në 2000 euro, kurse në Maqedoni është 300 euro. Përveç Kroacisë destinacione atraktive për punë sezonale për të rinjtë janë edhe Greqia fqinje, Bullgaria, Mali i Zi dhe Malta. /Verica Dimitrijevska/