close

SH.F. “PËRPARMI” NIKOQIRE E TURNEUT FINAL

Marrin pjesë ekipet fituese të tre rajoneve


Shkolla fillore “Përparimi” në Reçicën e Madhe ishte nikoqire e turneut të parë final të futsallit për vajza që organizohet nga Federata e Sporteve Shkollore të Maqedonisë së Veriut. Në këtë turnir marrin pjesë ekipet nga shkollat fillore që dolën fituese në garat e tre rajoneve në kuadër të vendit si “Shën Klimenti i Ohrit” nga Shkupi, “Risto Kërle” nga Kadino e Shkupit,“Vidoe Podgorec” fshati Koleshino e Komunës së Novo Sellës, “Koço Racin” fshati Ivanjevc nga Manastiri, “Shën Kirili e Metodi” nga Makedonski Kamenica dhe “Përparimi” nga Reçica e Madhe, komuna e Tetovës.

“Për mua është kënaqësi e veçantë, së bashku me kolegët, nxënësit, prindërit e të punësuarit se në sallën e Sh.F. komunale “Përparimi” organizohen gara republikane. Dëshira ime dhe e nxënseve që marrin pjesë në këtë garë, poashtu edhe kolegut tim Bedredin Memeti është që të arrijë të fitojmë këtë turne dhe dhashtë Zoti gjithë sëbashku t’ia arrijmë qëllimit. Konsideroj se kultivohet edukata sportive tek të rinjtë dhe njëherit zbullojmë talentet e reja për futsall.tha Abdilbari Odai – Arsimtar në Sh.F. “Përparimi”

Nga kjo garë presim që fëmijtë të japin maksimumin e tyre dhe të  fitojmë vend sa më të mirë të mundshëm”, tha Mihajllo Kostov, arsimtar i SH.F. “Koço Racin” F. Ivanjevci.

Qëllimi i këtyre garave shkollore është që nxënësit të dëshmojnë talentin e tyre në sport dhe njëherit të njihen me bashkëmoshatarët e tyre nga i gjithë vendi.

Kjo është një gjë shumë e madhe për ne, sepse është hera e parë që marrim pjesë në garat republikane. Nga shkolla jonë është hera e parë që marrin pjesë vajzat. Kënaqësi shumë e madhe” tha nxënësja Vlora Ziberi.

Presim rezultat të mirë, jemi përgatit një kohë të gjatë dhe presim fitore” tha nxënsja Aleksandra Koteva nga SH.F. Vidoe Podgorec.

Në turneun e parë final në futsall për nxënëset e shkollave fillore në Reçicën e Madhe u zhvilluan pesë ndeshje, ndërsa turneu i dytë dhe ai i tretë final do të zhvillohen në Shkup dhe Strumicë. /Shaban Sinani/