Shaban Tërstena: Oscar-i i artë olimpik, i gjashti me radhë, u mbyll me legjendat e sportit

Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampioni olimpik në vitin 1988, Shaban Tërstena, po ashtu fitues i shumë titujve tjerë, kampion i botës, Evropës, Lojërave Mesdhetare, ka organizuar ceremoni për herë të gjashtë, duke ndarë pesë çmime “Oskar i Artë Olimpik”, ndër to edhe gazetari I sportit në Klan Macedonia, Shaban Sinani.

“Pa ju gazetarët ne sportistët nuk mund të arrijmë deri te popullata, prandaj ju jeni pjesë e jetës sime sportive. Evenimenti Oscari I Artë Olimpik do të vazhdojë edhe për ca vite dhe do të mbyllet përfundimishtë më vonë”, deklaroi Tërstena.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në manifestimin Oscar i Artë Olimpik I organizuar nga kampioni olimpik Shaban Tërstena, ndër pesë të nderuarit me çmime ishte edhe gazetari ynë i sportit Shaban Sinani.

“Shaban Tërstena si kampion olimpik duhet të nderohet shumë më shumë nga të gjithë, edhe nga shteti. I ndjeri Arben Xhaferi ka thënë, në një vend ku nuk spikasin sportistët, dalin në pah politikanët”, deklaroi Shaban Sinani gazetar i sportit në KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share