close

SHAH: MBAHET MEMORIALI “MAHI HALILI-LALA”

Në organizim të klubit të shahut Anpasan, në hapësirat e restorant “Teleferiku” në Tetovë për të dytën herë me radhë u organizua turneu ndërkombëtar Memoriali “Mahi Halili-Lala”. Të pranishëm në këtë event ishin mjeshtër nga Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Serbia, Franca, Turqia dhe nga Maqedonia e Veriut. Turneu u zhvillua sipas sistemit zviceran me 9 xhiro, ndërsa referi kryesor ishte Burhanidin Misimi. Kampioni i Shqipërisë Landi Paski për rrjedhën e këtij memoriali ndërkombëtar të shahut, për Klan Maqedoni deklaroi:

Përshtypjet e mia janë më të mira. Shohë një pjesëmarrje shumë të madhe , shohë mjeshtra  të mëdhenjë ndërkombëtar, mjeshtra FIDE gjithandej dhe organizimi më së miri. Jam i lumtur që jam pjesëmarrës në këtë turne.” deklaroi Landi Paski mjeshtër i shahut.

Organizatori për fituesin e turneut ndau Kupë, ndërsa për 10 më të mirët medalje dhe mirënjoheje. Shpërblim u nda edhe për garuesin më të mirë të klubit Anpasan, lojtarin më të ri. /Shaban Sinani/