Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, në Qeverinë e Kosovës Endrit Shala, veç taksës për produktet serbe dhe ato të Bosnjës, ka paralajmëruar masa edhe ndaj produkteve të Maqedonisë Veriore, nëse ky shtet nuk i largon barrierat tregtare ndaj Kosovës. Madje, për këtë punë, Shala, edhe i ka dërguar letër homologut të tij në Maqedoni, Kreshnik Bekteshi .
“Sot i kam dërguar letër ministrit të Ekonomisë të Maqedonisë së Veriut, z.Kreshnik Bekteshi dhe i kam kërkuar që sa më shpejt të largohen barrierat të cilat i ka vendosur ky shtet ndaj produkteve kosovare. Ndryshe ne do të shqyrtojmë masa reciprociteti për të gjitha prodhimet e Maqedonisë së Veriut që eksportohen në Kosovë”, ka thënë Shala. /Klan Macedoni/