close

SHBA- ASSANGE DO TË EKSTRADOHET NË SHBA

Mbretëria e bashkuar do të ekstradojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, themeluesin e Uikiliks, Julian Asanzh. Deklarata është bërë nga sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo, gjatë një interviste për mediat në Ekuador.

Pompeo shtoi se nuk mund të bënte deklarata më të detajuara, por qeveria amerikane mendon se është shumë e rëndësishme që Asanzh, i cili vuri në rrezik ushtarët amerikanë, të përballet me drejtësinë. Themeluesi i Uikiliks akuzohet për spiunazh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat prejkohësh kërkojnë ekstradimin e tij. /Agjencitë