close

SHBA: BETOHET AMBASADORJA E RE AMERIKANE NË SHKUP

Ambasadorja e re e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Kejt Bërns dje ka dhënë betimin. Suksese në misionin diplomatic asaj i dëshiruan tre ish-ambasadorë amerikan në Shkup, Filip Riker, Poll Volers dhe Xhes Bejli.

Riker ka theksuar se Bërns do ta udhëheqë epokën e re të bashkëpunimit dypalësh, si miq dhe aleatë të Maqedonisë së Veriut. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë miqtë, familja dhe kolegët e ambsadores Bërns. Sipas njoftimeve ambasadorja e re amerikane pritet që në Shkup të arrijë gjatë korrikut. /Klan Maqedoni/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!