close

SHBA: BORXHI KOMBËTAR ARRIN NË 22 TRILIONË DOLLARË

Borxhi kombëtar i Shteteve të Bashkuara ka shënuar një rekord të ri, duke arritur shifrën e 22 trilionë dollarëve për herë të parë.Departamenti amerikan i Thesarit i ka bërë këto deklarata përmes një raporti ditor.

Aty është parë se borxhi publik total në SHBA ka arritur në 22.01 trilionë dollarë, në krahasim me 19.95 trilionë dollarë sa ka qenë kur presidenti amerikan, Donald Trump ka nisur udhëheqësinë në janar të vitit 2017.Borxhi amerikan është rritur më shpejt pas vendimit të Kongresit një vit më parë për ulje masive të taksave. /Agjencitë/