SHBA dhe Kanadaja arrijnë marrëveshje për azilkërkuesit

Aktivistët e të drejtave të njeriut e kanë dënuar marrëveshjen

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja arritën një marrëveshje që synon të ndalojë azilkërkuesit të hyjnë në kufirin tokësor të përbashkët nëpërmjet kalimeve jozyrtare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Detaje të mëtejshme të këtij pakti do të diskutohen në një takim zyrtar ballë për ballë midis Presidentit të SHBA, Joe Biden dhe kryeministrit kanadez Justin Trudeau në Otava.

Kjo marrëveshje është pjesë e përpjekjeve për të kufizuar fluksin e emigrantëve në Roxham Road, një vendkalim jo zyrtar midis shtetit të Nju Jorkut dhe provincës së Quebec. Nga ana tjetër, Kanadaja do të krijojë një program të ri refugjatësh për 15,000 emigrantë që ikin nga dhuna në Amerikën Jugore dhe Qendrore.

Në një njoftim për shtyp, Rrjeti i të Drejtave të Emigrantëve të Kanadasë dënoi marrëveshjen duke e quajtur atë të rrezikshme. Në kushte të tilla emigrantët do të detyrohen të marrin rrugë edhe më të rrezikshme për të gjetur strehim. Vizita në Kanada, vjen në mes të tensioneve në rritje midis SHBA-së dhe Meksikës, me presidentin meksikan që lëvdon Donald Trump dhe sulmon Departamentin Amerikan të Shtetit.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share