Irani thotë se ka ndihmuar një cisternë të huaj të naftës në Ngushticën e Hormuzit, përderisa Shtetet e Bashkuara kanë dyshime se Teherani e ka konfiskuar transportuesin. Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme iraniane, Abbas Musavi, tha më 17 korrik, se vendi tërhoqi një cisternë të paidentifikuar në port, pasi ajo pësoi një problem teknik. /Agjencitë/
SHBA-JA DYSHON SE IRANI KA KONFISKUAR NJË CISTERNË TË NAFTËS
