close

SHBA-ja E SHPALL ‘GRUP TERRORIST’ USHTRINË ÇLIRIMTARE TË BALUÇISTANIT

Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur grupin separatist pakistanez Ushtria Çlirimtare e Baluçistanit , si grup terrorist. Uashingtoni është duke u angazhuar të ndalojë qasjen e këtij grupi në burime që mund t’i përdorin për planifikimin dhe kryerjen e sulmeve militante. Në njoftimin e Departamentit amerikan të Shtetit, thuhet se BLA “është një grup separatist i armatosur, që kryesisht shënjestron forcat e sigurisë dhe civilët, shumica banorë etnik të rajonit Baluç në jugperëndim të Pakistanit”. /Agjencitë/