Mediat në Shtetet e Bashkuara raportojnë se SHBA-ja ka nisur sulm kibernetik ndaj sistemeve kompjuterike të ushtrisë iraniane më 20 qershor, vetëm disa orë pasi Irani rrëzoi një dron amerikan. Duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikan, mediat raportuan se ky sulm është kryer me miratimin e presidentit amerikan, Donald Trump.
Megjithatë, zyrtarët e mbrojtjes së SHBA-së refuzuan që të konfirmojnë këto raportime.Sulmi kibernetik vjen pasi Trump, fillimisht miratoi, pastaj anuloi, sulmet ajrore ndaj disa caqeve brenda Iranit, duke thënë se kundërpërgjigja për dronin e rrëzuar nuk do të ishte “proporcionale”. /Agjencitë/