close

SHBA-JA “NXORI NJË SPIUN NGA RUSIA” NË VITIN 2017

Mediat amerikane raportojnë se Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA), në vitin 2017, ka nxjerrë nga Rusia një rus, i cili ka ofruar sekrete për presidentin Vladimir Putin, informacione për përfshirjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016, e të tjera. Zyrtarë rusë i thanë gazetës Kommersant se këto raporte janë false. Një zëdhënëse e CIA-s i tha CNN-it se raporti është “spekulim i gabuar”, ndërsa zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, e cilësoi po ashtu si jo të saktë. /Agjencitë/