Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump shpalli një plan ekonomik prej 50 miliardë dollarësh si pjesë e planit të paqes izraelito-palestineze, duke thënë se një program investimi për palestinezët ishte një parakusht për t’i dhënë fund konfliktit disa dekadësh.
Këshilltari i Lartë i Shtëpisë së Bardhë, Jares Kushner hapi konferencën ndërkombëtare dyditore në Bahrejn, e cila ka për synim sigurimin e mbështetjes për planin i cili kundërshtohet nga palestinezët, mirëpo mbështetët nga aleatët e SHBA-së në rajon. /Agjencitë/