close

SHBA: JOE BIDEN SHPALL KANDIDATURËN PËR PRESIDENT

Ish-nënpresidenti amerikan, Joe Biden, zyrtarisht shpalli kandidaturën e tij për nominimin e Partisë Demokratike si kandidat për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA.

Deri më tani, në shumë sondazhe brenda demokratëve, udhëheq senatori, Bernie Sanders. Nëse do të fitonte zgjedhjet, Biden do të ishte personi më i vjetër i zgjedhur ndonjëherë president i SHBA-së. /Agjencitë/