close

SHBA KËRKON LUNDRIM TË SIGURT PRANË IRANIT

Një gjeneral i lartë amerikan ka thënë se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që të krijojnë një koalicion ushtarak ndërkombëtar për të mbrojtur ujërat rreth Iranit dhe Jemenit.

Gjenerali i marinës, Joseph Dunford, tha se iniciativa ka për qëllim të “sigurojë lirinë e lundrimit” në rajon, përmes të cilit sigurohen rrugë të rëndësishme tregtare. Muajin e kaluar, SHBA-ja akuzoi Iranin për sulme ndaj cisternave të naftës. /Agjencitë/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!