close

SHBA: KONFERENCË PËR LINDJEN E MESME

Shtetet e Bashkuara po organizojnë në Varshavë një konferencë për Lindjen e Mesme. Polonia është nikoqire e kësaj konference dhe ky vend është përafruar me Uashingtonin duke krijuar kështu një kundërpeshë ndaj ndikimit rus. Irani pritet të jetë në fokus të konferencës që fillon të mërkuren.

Teherani e ka cilësuar mbledhjen si një akt armiqësor dhe paralajmëroi pasoja të paspecifikuara për Poloninë.Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe ministri i Jashtëm polak, do të jenë mikëpritësit e konferencës dy-ditore, në të cilën pritet të marrin pjesë zyrtarë të lartë nga 60 vende.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, nuk po merr pjesë në konferencë dhe as ministrat e Jashtëm të fuqive të tjera evropiane, përfshirë Rusinë. /Agjencitë/